KOSOVA

Hykmete Bajrami: Urgjente të shpëtohet Kosova

Kosova.Today ·

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është urgjencë kombëtare të shpëtohet Kosova. Bajrami ka thënë se duhet të jetësohet nisma e IKD’së për ta bërë vepër penale shkeljen e Kushtetutës. Bajrami ka thënë se kushdo që e shkel Kushtetutën...

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është urgjencë kombëtare të shpëtohet Kosova. Bajrami ka thënë se duhet të jetësohet nisma e IKD’së për ta bërë vepër penale shkeljen e Kushtetutës.

Bajrami ka thënë se kushdo që e shkel Kushtetutën “njëjtë si armiqtë e këtij shteti” të përfundojë në burg.

“Është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet. Puna e parë në Kuvend do të jetë jetësimi i nismës së IKD-së për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës, në mënyrë që ata që e shkelin Kushtetutën, njësoj si armiqtë e këtij shteti, të përfundojnë në burg, të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Sepse ky vend nuk është ndërtuar që një mashtrues, i cili erdhi në pushtet me premtimin e bashkimit kombëtar, ta rrënojë shtetin për të cilin njerëzit kanë dhënë jetën, kanë dhënë gjymtyrët dhe mbajnë ende plagët në trup!”, ka shkruar Bajrami.

The post Hykmete Bajrami: Urgjente të shpëtohet Kosova appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Erërat e fuqishme shkaktuan dëme në Rahovec, Komuna hap afatin për kompensim

13.11.2026

Qysh ndërrimi i një kablloje bakri e bllokoi qiellin e ShBA-së?

14.11.2026

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për rastin e administrimit të drejtësisë

15.11.2026

E dhimbshme: Ky është 47 vjeçari nga Kosova që vdiq në një aksident në Mal të Zi

15.11.2026