Hyn në fuqi vendimi, qytetarë nga Bosnja e Hercegovina ia bëjnë “sefte” pa viza në Kosovë
Kosova ka hequr njëanshëm regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës. Ky vendim sapo hyri në fuqi më 1 Janar 2025 që lejon lëvizjen e lirë për të gjithë mbajtësit e kartave të identitetit nga Bosnjë-Hercegovina. Qytetarë të entuziasmuar nga Bosnja e Hercegovina janë parë në një nga pikat kufitare të vendit duke shfrytëzuar mundësinë

Kosova ka hequr njëanshëm regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës.
Ky vendim sapo hyri në fuqi më 1 Janar 2025 që lejon lëvizjen e lirë për të gjithë mbajtësit e kartave të identitetit nga Bosnjë-Hercegovina.
Qytetarë të entuziasmuar nga Bosnja e Hercegovina janë parë në një nga pikat kufitare të vendit duke shfrytëzuar mundësinë e lëvizjes së lirë.
Video:
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në tetor njoftoi gjatë Samitit të Procesit të Berlinit se Kosova do të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjes-Hercegovinës.