Hysaj dyfishon avantazhin, Shqipëria shkon në 2-0 ndaj Bjellorusisë
Shqipëria ka dyfishuar epërsinë ndaj Bjellorusisë, duke kaluar në avantazh 2-0 në minutën e 57-të të ndeshjes vendimtare për kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve. Ishte mbrojtësi Elseid Hysaj ai që realizoi golin e dytë për kuqezinjtë...
Shqipëria ka dyfishuar epërsinë ndaj Bjellorusisë, duke kaluar në avantazh 2-0 në minutën e 57-të të ndeshjes vendimtare për kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve.
Ishte mbrojtësi Elseid Hysaj ai që realizoi golin e dytë për kuqezinjtë, duke afruar edhe më shumë skuadrën shqiptare me objektivin e promovimit direkt në Ligën B.
Shqipërisë i mjaftonte edhe një barazim për të siguruar vendin e parë në grup, ndërsa Bjellorusia kishte vetëm një alternativë për të arritur objektivin e saj: fitoren.
Me avantazhin prej dy golash, kuqezinjtë janë shumë pranë rikthimit në nivelin e dytë të Ligës së Kombeve, pas rënies në Ligën C.
The post Hysaj dyfishon avantazhin, Shqipëria shkon në 2-0 ndaj Bjellorusisë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.