KOSOVA

Hysni Gucati para Kuvendit: Nëse s’votohet ligji do të eskalojë situata

Kosova.Today ·

Hysni Gucati i është bashkuar protestuesve të mbledhur para Kuvendit të Kosovës, të cilët po bëjnë thirrje për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Gucati tha se ka ardhur së bashku me studentët dhe të rinjtë për të pritur zhvillimet...

Hysni Gucati i është bashkuar protestuesve të mbledhur para Kuvendit të Kosovës, të cilët po bëjnë thirrje për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Gucati tha se ka ardhur së bashku me studentët dhe të rinjtë për të pritur zhvillimet lidhur me leximin e dytë të projektligjit.

Ai paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet nëse projektligji nuk votohet.

“Sot kemi ardhur t’u bashkëngjitemi studentëve dhe rinisë. Ne sot kemi ardhur ta presim leximin e dytë të projektligjit. Nëse nuk votohet leximi i dytë, nuk do të jetë situata e mirë as për ne, as për ata, e kam fjalën për parlamentarët dhe qeverinë”, tha Gucati.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e Gjykatës në Graçanicë: I dyshuari është liruar

14.11.2026

Osmani për Rugovën: Është Ati Themeltar i pavarësisë, kontributi i tij s’mund të fshihet nga historia

15.11.2026

Ismet Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan partinë

14.11.2026

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

14.11.2026