I plagos*uri në Lipjan është 15 vjeç, Emergjenca: Është në gjendje stabile, u transferua në Klinikën e Kirurgjisë Torakale
Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur me thikë sot në Zllakuqan të Lipjanit, derisa dy persona janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve. Personi i plagosur është dërguar në Emergjencë. Drejtori i Emergjencës, Naser Syla i tha Gazetës Express se gjendja e tij është stabile. “Gjendja e tij është stabile. Është trajtuar […]
Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur me thikë sot në Zllakuqan të Lipjanit, derisa dy persona janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve.
Personi i plagosur është dërguar në Emergjencë.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla i tha Gazetës Express se gjendja e tij është stabile.
“Gjendja e tij është stabile. Është trajtuar në Emergjencë ku janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe e kemi transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Syla.
Ai bëri të ditur se i plagosuri është i lindur në vitin 2009. /GazetaExpress/
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk