Idrizi përkujton 27-vjetorin e masakrës së nëntë anëtarëve të familjes Ujkani nga Rezniku

Idrizi përkujton 27-vjetorin e masakrës së nëntë anëtarëve të familjes Ujkani nga Rezniku

 Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës mbi familjen Ujkani nga fshati Reznik.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Idrizi ka shkruar se nëntë anëtarët e kësaj familje u bënë viktima të egërsisë dhe terrorit të shtetit serb.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në 27-vjetorin e masakrës mbi familjen Ujkani nga fshati Reznik, kujtojmë me nderim 9 anëtarët e kësaj familje që u bënë viktima të egërsisë dhe terrorit të shtetit serb.

Kjo masakër, ku u vranë mizorisht 9 civilë të pafajshëm, mbetet një plagë e rëndë në kujtesën tonë kolektive dhe një dëshmi e sakrificës për lirinë që gëzojmë sot.

Lavdi e përjetshme martirëve të familjes Ujkani!