Incidenti i Osmanit në aeroportin e Shkupit, reagon Ahmeti: Skandal i papranueshëm diplomatik
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, përmes rrjeteve sociale ka reaguar për incidentit që i ndodhi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell albinfo.ch. Në aeroportin e Shkupit Osmanit iu kërkua nga punonjësit që t’i kontrollohej celulari i saj personal. Ahmeti e cilëson këtë kërkesë një skandal të papranueshëm. Ndër të tjera, në […] The post Incidenti i Osmanit në aeroportin e Shkupit, reagon Ahmeti: Skandal i papranueshëm diplomatik appeared first on Albinfo.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, përmes rrjeteve sociale ka reaguar për incidentit që i ndodhi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell albinfo.ch.
Në aeroportin e Shkupit Osmanit iu kërkua nga punonjësit që t’i kontrollohej celulari i saj personal. Ahmeti e cilëson këtë kërkesë një skandal të papranueshëm.
Ndër të tjera, në postimin e tij, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim kërkoi falje në emër të punonjësve në aeroport, duke theksuar se ndihet shumë i turpëruar nga ky gjest.
“E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme.
Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që t’i falin për arsye se nuk dinë se ç’bëjnë.
Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetërkujt, duke na sjell Putinin e Vuçiçin në Qeveri, atëherë s’i pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me radhë”, shkruan Ahmeti.
The post Incidenti i Osmanit në aeroportin e Shkupit, reagon Ahmeti: Skandal i papranueshëm diplomatik appeared first on Albinfo.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk