Incidenti me Osmanin, Miftaraj kritikon Kurtin që shkoi në Shkup: Vizitë e parakohshme dhe gabim

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka shkruar të hënën në Facebook se është shumë e rëndësishme Kosova të ketë marrëdhënie të mira me Maqedoninë e Veriut, të cilat shton se duhet të ngritën në nivelin më të lartë. Por, ai e ka quajtur të parakohshme vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin […]

Incidenti me Osmanin, Miftaraj kritikon Kurtin që shkoi në Shkup: Vizitë e parakohshme dhe gabim

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka shkruar të hënën në Facebook se është shumë e rëndësishme Kosova të ketë marrëdhënie të mira me Maqedoninë e Veriut, të cilat shton se duhet të ngritën në nivelin më të lartë.

Por, ai e ka quajtur të parakohshme vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Shkup pas skandalit të së enjtes ku në një incident në Aeroportin e Shkupit ishte e përfshirë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut do të duhej të kërkonte falje dhe sipas tij Qeveria nuk do të duhej të pranonte kompromis tjetër.

“Raportet Kosovë-Maqedoni e Veriut duhet të ruhen, promovohen dhe ngritën në nivelin më lartë.  Vet fakti se në Maqedoninë e Veriut jetojnë mbi 800 mijë shqiptarë, është interes jetik I këtij shteti dhe anasjelltas  i Kosovës dhe Shqipërisë që njëra tjetrën ta shohin si aleat, të sillen dhe veprojnë si aleat duke respektuar njeri tjetrin.  Mënyra si është trajtuar institucioni i Presidentit të Republikës së Kosovës është skandal diplomatik dhe më e pakta që do të duhej të pritej ishte kërkim falje nga Presidentja e Maqedonisë së Veriut dhe qeveria e këtij shteti dhe me zotim se ngjarje të tilla të mos ndodhin në të ardhmen”.

“Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Kurti nuk do duhej në asnjë rrethanë të pranonte kompromis tjetër.  Vizita në Shkup pa kërkim falje nga ana e Maqedonisë Veriore ishte e parakohshme dhe gabim.   Partitë politike dhe institucionet në Kosovë mund të kenë dallimet e tyre të brendshme por në raport me shtetet tjera duhet të veprojnë si një.  Ne fund te fundit era e zgjedhjeve ne Kosove duhet te mbetet brenda kufijve te Kosovës dhe asesi te shfrytezohet politikisht ne vendet fqinje. Cenimi i dinjitetit të Presidentit të Republikës se Kosovës prek secilin qytetar dhe institucion ne Republikën e Kosovës, ku hyn edhe vet qeveria e Kosovës”, ka deklaruar Miftaraj.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :