Incidenti me Vjosa Osmanin në Shkup, largim nga puna dhe padi ndaj punonjësve të policisë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tre punonjësve të policisë në lidhje me incidentin që ka ndodhur me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal ndaj S. S., shef i Departamentit për sigurinë personale të Kryetarit të Kuvendit për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer […]

Incidenti me Vjosa Osmanin në Shkup, largim nga puna dhe padi ndaj punonjësve të policisë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj tre punonjësve të policisë në lidhje me incidentin që ka ndodhur me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj S. S., shef i Departamentit për sigurinë personale të Kryetarit të Kuvendit për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të “rrezikimit të sigurisë” nga neni 144 i Kodit Penal dhe veprës penale “pengim të zyrtarit në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas nenit 382 të Kodit Penal”, njoftoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ai dyshohet se ka kërcënuar me armë punonjës të sigurimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Deri në zbardhjen e rastit, ai do të largohet nga vendi i punës.

“Ndaj nëpunësve policorë S.R. dhe N.B. do të parashtrojë Propozim për fillimin e procedurës për shkelje të urdhrit të punës dhe disiplinës për shkak të ekzekutimit të urdhrit të kundërligjshëm, kryerjes së pakujdesshme të detyrave të punës dhe dëmtimin e reputacionit të policisë”, sqaroi Policia.

Incidenti që ndodhi më 1 gusht në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku ishte e përfshirë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte temë edhe e takimit që ndodhi sot (5 gusht) në Shkup ndërmjet dy kryeministrave, Albin Kurtit dhe Hristijan Mickoskit.

Në mungesë të pamjeve, raportohet që presidentja Osmani është sulmuar edhe fizikisht nga Policia e Maqedonisë së Veriut, për shkak se ajo ka refuzuar që telefoni i saj zyrtar të futet në skaner për kontroll, duke u thirrur në protokollet e përcaktuara në Konventën e Vjenës.

LEXO: Kurti tha se përjetimi i Osmanit ishte përvojë e rëndë, Mickoski: Nëse konstatohet vepër penale, do të ketë përgjegjësi LEXO: Kosova me notë proteste ndaj RMV-së për shkak të incidentit në Aeroportin e Shkupit me presidenten Vjosa Osmani LEXO: Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u pengua në Aeroportin e Shkupit, është tentuar t’i merret telefoni

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :