JETA

Infermierja Shyhrete Grajqevci Selmonaj ka nevojë për ndihmë

Kosova.Today ·

Infermierja Shyhrete Grajqevci Selmonaj ka nevojë për ndihmë. Ajo është e mbijetuar e kancerit për herë të dytë, por sot po përballet edhe një herë me këtë betejë. Këtë herë, ajo është diagnostikuar me kancer në fazën e tretë, i cili është...

Infermierja Shyhrete Grajqevci Selmonaj ka nevojë për ndihmë.

Ajo është e mbijetuar e kancerit për herë të dytë, por sot po përballet edhe një herë me këtë betejë. Këtë herë, ajo është diagnostikuar me kancer në fazën e tretë, i cili është përhapur dhe ka prekur disa organe në pjesën e barkut.

Gjendja e saj është shumë serioze dhe rasti i saj është jashtëzakonisht kompleks. Për momentin, nuk ka një zgjidhje tjetër përveç ndërhyrjes kirurgjikale, por edhe kjo ndërhyrje është shumë e rrezikshme. Për shkak të kompleksitetit dhe rrezikut të madh, një operacion i tillë nuk është rekomanduar të kryhet në Kosovë.

Ajo do të ketë nevojë për trajtime, terapi, kujdes dhe kontrolle të vazhdueshme, potencialisht gjatë gjithë jetës.

Trajtimi i saj do bëhet në Gjermani, por shuma e nevojshme prej 60 mijë euro është e paarritshme për familjen.

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh.
Atë mund ta ndihmoni në linkun GoFoundMe: https://gofund.me/be8d7a464


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Fshati i fshehur shqiptar në zemër të Italisë: 300 vite larg atdheut, por asnjë fjalë e harruar!

15.11.2026

Burrat demonstruan në Bernë kundër dhunës ndaj grave

14.11.2026

Tesla nis porositë për taksitë pa shofer, çmimi rreth 25 mijë franga

15.11.2026

Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova (FOTO)

15.11.2026