MEDICINE

Infertiliteti është problem gjithnjë e më i shpeshtë i çifteve

Loading...

Infertiliteti është problem gjithnjë e më i shpeshtë i çifteve. Ndonjëherë gjërat e thjeshta, siç janë përshtatjet e ushqimit, mund të ndihmojnë në ngjizje

Sipas studimit të publikuar në revistën shkencore Journal AACE Clinical Case Reports, keto-ushqimi ndikon mirë edhe në fertilitet, transmeton KosovaToday.

Në të kanë marrë pjesë femrat obeze me vezore policistike të cilat nuk kanë mundur të mbeten shtatzënë. Janë vënë në ushqim ketogjen dhe gjendja e tyre është ndjekur gjashtë muaj.

Në atë periudhë kanë arritur të humbin kilogramët e tepërt, hormonet i kanë sjellë në ekuilibër, kanë rregulluar ciklin menstrual dhe kanë kthyer ovulacionin.

Të katërtat para keto-dietës kanë pasur cikle të parregullta. Gjatë atyre gjashtë muajve dy nga to janë ngjizur spontanisht në rrugë natyrale.

Pos në fertilitet te femrat, dieta ketogjene ndikon edhe në fertilitet mashkullor, duke ngritur cilësinë e spermës.

Ushqimi i cili është i pasur me konservanse, me karbohidrate të thata dhe sheqerna është e lidhur me cilësinë e keqe të spermës.

Ushqimi i pasur me yndyra të shëndetshme dhe thartira yndyrore omega -3, siç është ushqimi ketogjen, përmirëson shëndetin e spermës.

Mirëpo, edhe pse me këtë studim të vogël është vënë theksi në atë që këto-dieta ndikon pozitivisht në fertilitet, me të do të duhej të pushohej kur arrihet deri te ngjizja, sepse në atë moment trupi më nuk do të duhej të jetë në gjendje ketoze.

Gjatë shtatzënisë është me rëndësi të konsumohet ushqim i llojllojshëm dhe i pasur me nutrienë. /KosovaToday/

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

ADSTERA ADS

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Infertiliteti është problem gjithnjë e më i shpeshtë i çifteve Infertiliteti është problem gjithnjë e më i shpeshtë i çifteveRating: 5.0
To Top