SHQIPERIA

Inflacioni arrin në 3.4%, ushqimet dhe transporti shtrenjtojnë jetesën

Kosova.Today ·

Çmimet e konsumit në Shqipëri vijojnë të rriten. Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni në muajin tetor arriti në 3.4%, nga 2.3% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa krahasuar me muajin shtator, çmimet u rritën me...

Çmimet e konsumit në Shqipëri vijojnë të rriten. Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni në muajin tetor arriti në 3.4%, nga 2.3% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa krahasuar me muajin shtator, çmimet u rritën me 0.5%.

Kontributin më të madh në rritjen e inflacionit e dhanë ushqimet dhe pijet joalkoolike, të cilat ndikuan me 1.36 pikë përqindje. Brenda këtij grupi, çmimet rezultuan 4% më të larta se në tetorin e vitit të kaluar.

Por rritja më e fortë vjetore u regjistrua në transport, ku çmimet u shtrenjtuan me 11.4%. Pas tij renditen argëtimi, sporti dhe kultura me 7.4%, ndërsa sigurimet dhe shërbimet financiare shënuan rritje prej 4.4%.

Edhe shpenzimet për banesën, energjinë dhe karburantet e tjera u rritën me 2.8% në terma vjetorë.

Sa i përket ndryshimit mujor, në tetor rritjen më të madhe e shënuan veshjet dhe këpucët me 1.5%, të ndjekura nga ushqimet dhe pijet joalkoolike me 1.2%.

Nga ana tjetër, çmimet e transportit shënuan një rënie mujore prej 1.4%.

Të dhënat tregojnë se ushqimet dhe transporti vijojnë të jenë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e kostos së jetesës për familjet shqiptare.

The post Inflacioni arrin në 3.4%, ushqimet dhe transporti shtrenjtojnë jetesën appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga protesta në studio, përlotet Robert Aliaj: Kemi gatuar një mizerabël, hapni rrugë për të rinjtë

07.11.2026

Helmimi në Vlorë, dyshohet për ndotje fekale të ujit, 10 fëmijë të shtruar në spital, shtohen rastet dhe tek të rriturit

08.11.2026

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari Arnold Jaho, i dënuar me 7 vite burg dhe i akuzuar për disa vepra penale

08.11.2026

Transferimi i Erion Veliajt, flet drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo

09.11.2026