Instituti për Demokraci: Kuvendi i ri i RMV-së duhet të merr angazhime të reja në luftën kundër korrupsionit
Shumica e re parlamentare pritet të jetë plotësisht transparente ndaj publikut dhe të organizojë debate publike gjatë miratimit të ligjeve të reja. Kjo mes tjerash u theksua gjatë një diskutimi nga Instituti për Demokraci midis deputetëve, institucioneve përkatëse dhe sektorit civil për të forcuar rolin e Kuvendit në luftën kundër korrupsionit në katër vitet e […]
Shumica e re parlamentare pritet të jetë plotësisht transparente ndaj publikut dhe të organizojë debate publike gjatë miratimit të ligjeve të reja. Kjo mes tjerash u theksua gjatë një diskutimi nga Instituti për Demokraci midis deputetëve, institucioneve përkatëse dhe sektorit civil për të forcuar rolin e Kuvendit në luftën kundër korrupsionit në katër vitet e ardhshme, transmeton Portalb.mk.
Nga Instituti për Demokraci thonë se është e nevojshme që përbërja e re parlamentare të kërkojë vlerësime të përmirësuara të ndikimit të rregullativës (VNR) të zhvilluara nga Qeveria gjatë propozimit të ligjeve.
“Në të njëjtën kohë, deputetët duhet të kërkojnë që materialet që shoqërojnë propozim-ligjet të përfshijnë një vlerësim antikorrupsion të legjislacionit (i cili është në kompetencë të KSHPK-së)”, theksojnë nga Instituti.
Ata thonë se vëmendje më e madhe është e nevojshme gjatë miratimit të të gjitha ligjeve të reja, dhe veçanërisht në fushat ku ekzistojnë rreziqe serioze të korrupsionit. Gjatë diskutimit gjithashtu u përmend nevoja për të zvogëluar miratimin e shpejtë të ligjeve dhe keqpërdorimin e flamurit evropian.
“Lufta kundër korrupsionit kërkon një konsensus të përgjithshëm dhe një përpjekje dhe angazhim jopartiak nga të gjithë deputetët. Prandaj, është e rëndësishme në mandatin e ri të kapërcehen mosmarrëveshjet ndërpartiake dhe deputetët të marrin pjesë proaktive në Grupin e sapokrijuar Ndërpartiak Kundër Korrupsionit për të avancuar rolin e Kuvendit në parandalimin e korrupsionit”, theksuan nga Instituti për Demokraci.
Sipas tyre, në të ardhmen, është e nevojshme të intensifikohen iniciativat për organizimin e debateve mbikëqyrëse mbi gjetjet e EShR-së dhe KSHPK-së.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e raporteve të Entit Shtetëror për Revizion, të cilat analizojnë shpenzimin e fondeve publike dhe identifikojnë rrezikun potencial të korrupsionit, është e rëndësishme të krijohet një praktikë për diskutim të vazhdueshëm të të gjitha raporteve të revizionit në seancat plenare dhe në trupat punues të Kuvendit”, thanë nga Instituti.
Ngjarja organizohet si pjesë e projektit “Nxitja e debatit mbi llogaridhënien dhe anti-korrupsionin”.
Diskutimin e plotë e gjeni KËTU.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk