“Ishallah ta poshtëron dikush gruan jashtë”, Mateo me fjalë të rënda ndaj Tanit

“Ishallah ta poshtëron dikush gruan jashtë”, Mateo me fjalë të rënda ndaj Tanit

Një moment shumë tensionues ka përfshirë shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ku protagonisti i debatit të fundit ka qenë banori Mateo Borri.

Gjatë një përplasjeje të ashpër me Artan Kola, i njohur në shtëpi si Tani, situata është tensionuar deri në përdorimin e fjalëve të rënda.

Në pamjet që kanë dalë në rrjet, Mateo i drejtohet Tanit me një deklaratë që ka shkaktuar reagime të shumta.

Në kulmin e debatit, Mateo i thotë Tanit: “Ishallah ta poshtëron një njeri jashtë gruan tënde”.

Kjo deklaratë ka tronditur të gjithë marrë parasysh se është e ndaluar të përfshihen gjëra nga jashtë, e veçanërisht familjarët.

Shumë prej tyre kritikuan gjuhën e përdorur nga Mateo, duke vënë në dukje se përfshirja e familjarëve është e papranueshme.

Tani mbetet për t’u parë nëse produksioni i Big Brother do ta trajtojë këtë incident në Prime dhe nëse do të marrë masa ndaj banorit për deklaratën.