Ishte pjesë e finales së “The Office”, Dakota Johnson: Ka qenë periudha më e keqe e jetës time!

Aktorja e njohur, Dakota Johnson, ka qenë pjesë e episodit final të serialit komedi “The Office” në 2013-n, por mesa duket eksperienca e saj nuk ishte edhe aq e bukur. Gjatë emisionit “Late Night with Seth Meyers”, aktorja u shpreh se ka qenë një fanse shumë e madhe e serialit dhe kur iu dha mundësia […]

Ishte pjesë e finales së “The Office”, Dakota Johnson: Ka qenë periudha më e keqe e jetës time!

Aktorja e njohur, Dakota Johnson, ka qenë pjesë e episodit final të serialit komedi “The Office” në 2013-n, por mesa duket eksperienca e saj nuk ishte edhe aq e bukur.

Gjatë emisionit “Late Night with Seth Meyers”, aktorja u shpreh se ka qenë një fanse shumë e madhe e serialit dhe kur iu dha mundësia të aktronte në episodin e fundit, e kishte pranuar me qejf të madh – deri në momentin kur duhet të shkonte për të bërë xhirimet.

“Sinqerisht, ka qenë periudha më e keqe e jetës time. Më ka pëlqyer aq shumë ai serial sa ata më thanë: ‘A dëshiron të jesh në finalen e serialit?’ Dhe unë ju thashë: ‘Sigurisht’, duke menduar se do të paraqitesha për një gjysmë dite. Isha atje për dy javë dhe zor se dukem gjëkundi në atë dreq seriali“, u shpreh ajo.

Kur prezantuesi, Seth Meyers, pyeti Johnson nëse aktorët ishin “të trishtuar” për përfundimin e serialit, kjo e fundit tha:

“Ata ishin të trishtuar dhe gjithashtu kishte një dinamikë të çuditshme. Askush nuk donte të fliste me mua”

Linku: https://www.digitalspy.com/tv/ustv/a46696322/dakota-johnson-office-role-worst-time/

Foto: https://www.instagram.com/p/C3GDL2QRuUs/?img_index=1