Ishte planifikuar një sulm terrorist, anulohen koncertet e Taylor Swift në Vjenë

Tre koncertet e Taylor Swift të planifikuara në Vjenë janë anuluar pas një kërcënimi për sulm terrorist. Shfaqjet do të mbaheshin të enjten, të premten dhe të shtunën në stadiumin Ernst Happel. Të mërkurën, dy persona u arrestuan nga policia austriake me dyshimin se planifikonin sulme islamike në ngjarje të mëdha në zonën përreth kryeqytetit [...]Read More...

Ishte planifikuar një sulm terrorist, anulohen koncertet e Taylor Swift në Vjenë

Tre koncertet e Taylor Swift të planifikuara në Vjenë janë anuluar pas një kërcënimi për sulm terrorist. Shfaqjet do të mbaheshin të enjten, të premten dhe të shtunën në stadiumin Ernst Happel.

Të mërkurën, dy persona u arrestuan nga policia austriake me dyshimin se planifikonin sulme islamike në ngjarje të mëdha në zonën përreth kryeqytetit austriak.

“Për shkak të konfirmimit nga zyrtarët qeveritarë për një sulm të planifikuar terrorist në stadiumin Ernst Happel, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të anulojmë tre shfaqjet e planifikuara për sigurinë e të gjithëve. Të gjitha biletat do të kthehen automatikisht brenda 10 ditëve të ardhshme”, thuhet në një deklaratë nga organizatorët e koncerteve.

Më herët, Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike të Austrisë, Franz Ruf, tha se një shtetas austriak 19-vjeçar u arrestua të mërkurën në mëngjes në Ternitz në provincën e Austrisë së Poshtme.

Ai tha se arrestimi i dytë ndodhi në Vjenë pasdite, por nuk dha detaje të mëtejshme për të dyshuarin.

“Sipas statusit aktual të hetimit, dy të dyshuarit u radikalizuan përmes internetit”, tha Ruf./abcnews.al

 

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :