Cili ishte shkaku i zjarrit që përfshiu pallatin në Tiranë? Gazetari jep detaje

Cili ishte shkaku i zjarrit që përfshiu pallatin në Tiranë? Gazetari jep detaje

Djegia e pallatit në kryeqytet, më 14 prill, ka vënë në pikëpyetje sigurinë e banorëve, të cilët investojnë edhe kursimet e jetës për blerjen e një apartamenti.

Por, cili ka qenë shkaku i këtij zjarri? Në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, po diskutohet lidhur me këtë ngjarje, ku i ftuar ishte edhe gazetari Merin Maçi.

Teksa blutë njoftuan më herët se zjarri ka ardhur nga mbeturinat e marketit që ndodhej në këtë godinë, gazetari ka dhënë edhe disa detaje më tepër, lidhur me prezencën e pesë fëmijëve të cilët po luanin aty përpara se të nisnin flakët. Sipas pamjeve filmike, shihen dy prej të miturve, të cilët hedhin pranë mbeturinave të marketit një letër, e cila ndryshon ngjyrë menjëherë dhe duket sikur po digjet. Por, e gjitha mbetet ende një dyshim dhe nën hetim, pasi nuk është verifikuar nëse ajo letër realisht po digjej, dhe të ketë shkaktuar dëmin e madh në pallat.

“Bëhet fjalë për një market, në pjesën e pasme të së cilit ishin vendosur disa mbeturina të marketit dhe pranë këtyre mbeturinave ndodheshin pesë të mitur, të cilët po luanin me njëri-tjetrin. Të paktën, sipas pamjeve filmike, shkëputen dhe në duar kanë një letër e cila hidhet fare pranë mbeturinave, por të paktën deri më tani nuk ka një pamje të qartë që të provojë që kjo letër, e cila merr menjëherë një ngjyrë të zezë sikur është duke u djegur, të jetë shkaktari”, u shpreh ai.