“Ishte vetëm një martini”, Justin Timberlake i pezullohet patenta
Justin Timberlake i është pezulluar patenta për drejtim automjeti në gjendje të dehur. 43-vjeçari deklaroi në seancën dëgjimore se ishte i pafajshëm. Gjykatësi e pezulloi patentën e yllit të popit sepse refuzoi që të bënte testin e alkoolit në momentin që u ndalua nga policia në American Hotel më 18 qershor. Justin e ndoqi seancën... The post “Ishte vetëm një martini”, Justin Timberlake i pezullohet patenta appeared first on AfterParty.
Justin Timberlake i është pezulluar patenta për drejtim automjeti në gjendje të dehur.
43-vjeçari deklaroi në seancën dëgjimore se ishte i pafajshëm. Gjykatësi e pezulloi patentën e yllit të popit sepse refuzoi që të bënte testin e alkoolit në momentin që u ndalua nga policia në American Hotel më 18 qershor.
Justin e ndoqi seancën virtualisht pasi ndodhej në Antwerp, Belgjikë, në një nga ndalesat e turneut të tij ndërkombëtar.
Gjykatësi qortoi avokatin e Timberlake, Edward Burke Jr., për komentet “e papërgjegjshme” që bëri gjatë seancës dëgjimore të së premtes së kaluar. Sipas gjykatësit, komentet e tij “janë një përpjekje për ta helmuar çështjen përpara se të mund të fillonte”.
Seanca e radhës do të jetë më 9 gusht, por këngëtari nuk do të jetë i detyruar të marrë pjesë. Atij mund t’i duhet të paraqitet në seancën e 13 shtatorit, kohë gjatë së cilës do të jetë në SHBA pas turneut në Europë.
Në momentin e ndalimit nga policia, Justin tha se kishte pirë thjesht “një martini” me miqtë. Avokati i këngëtarit ngulmoi në seancë duke thënë se klienti i tij nuk ishte nën efektin e alkoolit.
The post “Ishte vetëm një martini”, Justin Timberlake i pezullohet patenta appeared first on AfterParty.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk