SHQIPERIA

Islandё, deportohet me urgjencë çifti shqiptar, edhe pse gruaja ishte 9 muajsh shtatzënë

Një çift shqiptar dhe djali i tyre dy vjeç janë deportuar me urgjencë nga autoritetet islandezё, pavarësisht se gruaja ishte nё fundin e shtatzënisë.
Ajo vetёm një ditё përpara kishte qenё nё spital me gjakderdhje nga hunda, dhe kishte marrё një certifikatë qё tregonte se “fluturimet e gjata do tё ishin tё dëmshme pёr tё”.
E megjithatë, sipas drejtorisë sё emigracionit, certifikata nuk tregonte se gruaja do tё rrezikohej nga udhëtimi me avion.
Dhe 26-vjeçarja, pak ditë para se të hyjë në javën e 36 të shtatzënisë, u deportua qё nё orёt e para tё ditёs sё bashku me pjesën tjetër tё familjes.
Policia islandeze ishte kujdesur tё siguronte një certifikatë, e cila e quante “të përshtatshëm rastin e gruas për të fluturuar”. Këtë e thoshte një mjek tjetër, të cilin gruaja shqiptare shprehet se nuk e kishte takuar kurrë, pra, ai nuk e kishte vizituar ndonjëherë qё tё konstatonte gjendjen e saj. Në një njoftim në website-in e kompanisë ajrore islandeze “Icelandair” thuhet se “Nënat në prit..

Loading...


Një çift shqiptar dhe djali i tyre dy vjeç janë deportuar me urgjencë nga autoritetet islandezё, pavarësisht se gruaja ishte nё fundin e shtatzënisë.

Ajo vetёm një ditё përpara kishte qenё nё spital me gjakderdhje nga hunda, dhe kishte marrё një certifikatë qё tregonte se “fluturimet e gjata do tё ishin tё dëmshme pёr tё”.

E megjithatë, sipas drejtorisë sё emigracionit, certifikata nuk tregonte se gruaja do tё rrezikohej nga udhëtimi me avion.

Dhe 26-vjeçarja, pak ditë para se të hyjë në javën e 36 të shtatzënisë, u deportua qё nё orёt e para tё ditёs sё bashku me pjesën tjetër tё familjes.

Policia islandeze ishte kujdesur tё siguronte një certifikatë, e cila e quante “të përshtatshëm rastin e gruas për të fluturuar”. Këtë e thoshte një mjek tjetër, të cilin gruaja shqiptare shprehet se nuk e kishte takuar kurrë, pra, ai nuk e kishte vizituar ndonjëherë qё tё konstatonte gjendjen e saj. Në një njoftim në website-in e kompanisë ajrore islandeze “Icelandair” thuhet se “Nënat në pritje të një fëmije duhet të kenë një certifikatë mjekësore që nuk është lëshuar më herët se 72 orë para fillimit të udhëtimit, nëse ato janë në muajin e tyre të fundit të shtatzënisë, ose kanë kaluar më parë një lindje të parakohshme.

Nënat që janë në dy javët e fundit të shtatzënisë nuk do të pranohen për udhëtime.” Drejtoria e Emigracionit lëshoi ​​një ku theksonte se dëbimi ishte i ligjshëm, pasi individët të cilëve iu është mohuar mbrojtja ndërkombëtare dhe nuk kanë asnjë të drejtë tjetër të banojnë në vend, duhet të largohen nga Islanda sipas ligjit.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Islandё, deportohet me urgjencë çifti shqiptar, edhe pse gruaja ishte 9 muajsh shtatzënë Islandё, deportohet me urgjencë çifti shqiptar, edhe pse gruaja ishte 9 muajsh shtatzënëRating: 5.0
To Top