SHOWBIZ

Era Istrefi publikon këngën e re “Bad”, shfaqet provokuese në videoklip

Kosova.Today ·

Era Istrefi ka sjellë projektin e saj më të ri muzikor, këngën e titulluar “Bad”, e cila është publikuar së bashku me videoklipin. Në klip, këngëtarja shfaqet me një paraqitje provokuese dhe një stil të veçantë vizual, duke sjellë një atmosferë...

Era Istrefi ka sjellë projektin e saj më të ri muzikor, këngën e titulluar “Bad”, e cila është publikuar së bashku me videoklipin.

Në klip, këngëtarja shfaqet me një paraqitje provokuese dhe një stil të veçantë vizual, duke sjellë një atmosferë moderne që i përshtatet titullit të këngës.

Për tekstin dhe melodinë e “Bad” është kujdesur vetë Istrefi, ndërsa beat-i është realizuar nga Travebeats.

Miksimi dhe masterizimi janë bërë nga PllumBeatz, derisa për realizimin e videoklipit është kujdesur Sekuence.

Ky projekt vjen si një tjetër paraqitje e artistes, e cila ndër vite është dalluar për stilin e saj unik, muzikën moderne dhe paraqitjet që shpesh tërheqin vëmendjen e publikut.

Kënga “Bad” është publikuar në platformat muzikore, gjersa videoklipi tashmë është i disponueshëm për fansat e këngëtares.

Pritet gjithashtu të pëlqehet nga fansat dhe publiku i artistes së famshme, që ka bërë jehonë edhe jashtë trojeve shqiptare.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dolce shfaqet me dashurin në fotografi të re, pa kursyer pozat "hot

20.11.2026

Big Brother VIP Albania 6: Data e nisjes dhe emrat e famat

20.11.2026

Arjola Demiri nxehet me vallëzimin provokues në "Xhbanja

19.11.2026

Anjeza e shpjegon martesën me Sharrin: "Bye bye" xhaxhi polici

20.11.2026