Iu përkeqësua gjendja, ndërron jetë një grua në QKUK

Iu përkeqësua gjendja, ndërron jetë një grua në QKUK

Një grua ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës QKUK, ku ishte duke u trajtuar.

Në raportin 24-orësh thuhet se nga QKUK kanë bërë të ditur se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas ka vdekur. Ndërkohë, në raportin e Policisë, rasti është cilësuar si “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, ka njoftuar Policia.