MAQEDONIA

Jurisprudenca në shqip! Shasivari: Po i numëroj ditët kur do të hiqet barriera 35-vjeçare

Kosova.Today ·

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari ka takuar sot studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike për të prezantuar zgjidhjen ligjore me të cilën do të mundësohet përfundimisht Provimi i Jurisprudencën në gjuhën shqipe. Para takimit, Ministri...

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari ka takuar sot studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike për të prezantuar zgjidhjen ligjore me të cilën do të mundësohet përfundimisht Provimi i Jurisprudencën në gjuhën shqipe.

Para takimit, Ministri Shasivari tha se po numëron mbrapsht ditët kur do të hiqet barriera gjuhësore 35-vjeçare, e cila e mohonte gjuhën shqipe nga Provimi i Jurisprudencës.

“Unë përllogaritjet i bëj me orë, në kuptimin që po numëroj orët dhe ditët kur do të hiqet barriera 35-vjeçare”, tha Shasivari.

Provimi i Jurisprudencës në gjuhën shqipe mundësohet për herë të parë pas pavarësisë së shtetit. Edhe pse kishte 8 ministra shqiptarë të drejtësisë, asnjëherë nuk u morën me zgjidhjen e këtij problemi.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kasami: Provimi i jurisprudencës arritje e rëndësishme, do të mbahet tërësisht në gjuhën shqipe

12.11.2026

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në për banor, pas Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë

13.11.2026

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

14.11.2026

Punësimet tinëzare në Spitalin e Kumanovës, 80 maqedonas, asnjë shqiptarë

12.11.2026