SPORTI

Juventusi vlerëson Zhegrovën pas ndeshjes me Austrinë: “Bëri përshtypje për Kosovën”

Kosova.Today ·

Edon Zhegrova ka marrë vlerësim pozitiv nga klubi i tij, Juventusi, pas paraqitjes me Kosovën në ndeshjen ndaj Austrisë në kuadër të Ligës së Kombeve, transmeton albinfo.ch. Takimi i Grupit B3 përfundoi me rezultat 1:1, ndërsa Zhegrova ishte...

Edon Zhegrova ka marrë vlerësim pozitiv nga klubi i tij, Juventusi, pas paraqitjes me Kosovën në ndeshjen ndaj Austrisë në kuadër të Ligës së Kombeve, transmeton albinfo.ch.

Takimi i Grupit B3 përfundoi me rezultat 1:1, ndërsa Zhegrova ishte protagonist në golin e Kosovës. Sulmuesi kosovar dha asistimin për Fisnik Asllanin, i cili realizoi golin e vetëm të “Dardanëve” në këtë përballje.

Zhegrova luajti për 81 minuta, ndërsa gjatë ndeshjes pati disa aksione të rrezikshme dhe krijoi probleme për mbrojtjen austriake, veçanërisht përmes depërtimeve në krahun e djathtë.

Vetë Juventusi e veçoi paraqitjen e 27-vjeçarit përmes një artikulli të publikuar në kanalet e klubit.

“Edon Zhegrova bëri përshtypje për Kosovën kundër Austrisë”, shkruan Juventusi, duke theksuar se anësori i “Bianconerëve” luajti një rol të rëndësishëm në golin e Kosovës, pas një lëvizjeje të mirë në krahun e djathtë dhe asistimit për Asllanin.

Barazimi ndaj Austrisë e çoi Kosovën në pesë pikë pas katër ndeshjeve në grup.

Zhegrova në formë të mirë edhe te Juventusi

Paraqitja me Kosovën vjen pas një periudhe pozitive për Zhegrovën edhe në nivel klubesh.

Futbollisti kosovar së fundmi shënoi dy gola ndaj Sassuolos, ndërsa kontribuoi edhe me asistim në ndeshjen ndaj Atalantës.

Forma e tij në ndeshjet e fundit ka bërë që Zhegrova të jetë një prej futbollistëve të Kosovës që po tërheq vëmendje edhe në kampin e Juventusit./Albinfo.ch

The post Juventusi vlerëson Zhegrovën pas ndeshjes me Austrinë: “Bëri përshtypje për Kosovën” appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Milot Gashi fitoi bronz në Kupën Evropiane të xhudos në Selanik

21.11.2026

Milani synon Bruno Fernandes si lojtar të lirë

22.11.2026

Vdekja tragjike e Enis Maqedoncit: FFK shpreh ngushëllime për futbollistin 24-vjeçar

17.11.2026

Conte kritikon Man Utd për Pochettino: "Frikësohen nga suksesi

21.11.2026