SHQIPERIA

Kallëzohet penalisht gjyqtari Flamur Kapllani, dosja e tij përfundon në SPAK

Njësoj siç e paralajmëroi një ditë më parë Gazeta SHQIP, gjyqtari me universitet part-time, Flamur Kapllani, është kallëzuar penalisht nga Administratorja e Digitalb, Vjollca Hoxha, për tjetërsim të aksioneve të kësaj kompanie.
Në kallëzimin e përpiluar prej 6 faqesh, jepen të gjitha argumentat, sesi gjyqtari Kapllani, në mënyrë të fshehtë dhe abuzive ka shpërdoruar detyrën, duke transferuar aksionet e zonjës Vjollca Hoxha, tek persona të tretë të cilët janë një grup banditësh. Kallëzimi është depozituar në Prokurorinë e Tiranës dhe Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
E gjithë historia nisi në 23.01.2019, ku në harkun e 24 orëve, gjyqtari me shkollë part-time, nëpërmjet një kërkesë të depozituar nga një bandë që kërkon grabitjen e Digitalb, ka marrë vendimin abuziv. Kapllani ka transferuar aksionet, dhe brenda pak orëve ka publikuar vendimin. Nga ana tjetër pa kaluar 48, letra është dërguar në zyrën e përmbarimit dhe brenda ditës është gjetur eksperti. Mos të mjaftonte kjo,..

Loading...

Njësoj siç e paralajmëroi një ditë më parë Gazeta SHQIP, gjyqtari me universitet part-time, Flamur Kapllani, është kallëzuar penalisht nga Administratorja e Digitalb, Vjollca Hoxha, për tjetërsim të aksioneve të kësaj kompanie.

Në kallëzimin e përpiluar prej 6 faqesh, jepen të gjitha argumentat, sesi gjyqtari Kapllani, në mënyrë të fshehtë dhe abuzive ka shpërdoruar detyrën, duke transferuar aksionet e zonjës Vjollca Hoxha, tek persona të tretë të cilët janë një grup banditësh. Kallëzimi është depozituar në Prokurorinë e Tiranës dhe Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

E gjithë historia nisi në 23.01.2019, ku në harkun e 24 orëve, gjyqtari me shkollë part-time, nëpërmjet një kërkesë të depozituar nga një bandë që kërkon grabitjen e Digitalb, ka marrë vendimin abuziv. Kapllani ka transferuar aksionet, dhe brenda pak orëve ka publikuar vendimin. Nga ana tjetër pa kaluar 48, letra është dërguar në zyrën e përmbarimit dhe brenda ditës është gjetur eksperti. Mos të mjaftonte kjo, edhe ekzekutimi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit është në pak orë. Pra, gjyqtari, përmbaruesi dhe QKB janë vënë totalisht në shërbim të një bande, për të cilën ne do të shkruajmë në vijim se çfarë grabitjesh të frikshme kanë kryer.

Mjafton të shkoni një ditë në Gjykatën e Tiranës, pranë ish-ekspozitës dhe aty shikon me dhjetra qytetarë të cilët presin me muaj të tërë për çështje fare të rëndomta. Ndërkohë, Kapllani me shkollë part-time, i përfolur në të shkuarën, merr vendim për kompaninë Digitalb për 24 orë.

Vendimi i dhënë nga gjyqtari Kapllani ka të bëjë me një marrëveshje mes Digitalb dhe Supersport, e vitit 2010. Marrëveshja konsistonte, tek kalimi i pronësisë së Supersport tek Digitalb, kundrejt një garancie të vendosur. Palët në Marreveshjen Kuadër, kishin rënë dakord që organi që do të ketë juridiksion për të gjykuar dhe zgjidhur mosmarrëveshjet, do të jetë Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit të Dhomës së Tregtisë Austriake në Vjenë, e përbërë nga 3 arbitra gjykim.

Është e çuditshme sesi Flamur Kapllani me shkollë part-time nuk pyeti për Gjykatën e Arbitrazhit të Vjenës dhe mori vendim që ta zgjidhte ai vetë këtë mosmarrëveshje mes familjes Hoxha dhe bandës.

Këto dhe të tjera shkelje, janë pjesë e dosjes hetimore, ku Flamur Kapllani do të përgjigjet përballë SPAK, sesi ai arriti të ndryshojë aksionet e një prej kompanive më të mëdha në vend dhe që vlen qindra milionë euro, si Digitalb, pa thirrur të dy palët.

Në vijim, pritet denoncimi i një seri skandalesh, që kanë të bëjnë me vjedhje masive në kompaninë Digitalb dhe sesi u gjet gjyqtari Flamur Kapllani, për t’i fshehur.

Më poshtë kallëzimi penal ndaj gjyqtarit Flamur Kapllani:

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Kallëzohet penalisht gjyqtari Flamur Kapllani, dosja e tij përfundon në SPAK Kallëzohet penalisht gjyqtari Flamur Kapllani, dosja e tij përfundon në SPAKRating: 5.0
To Top