Kamala Harris “mposht” Trump, mbledh 170 milionë dollarë më shumë në korrik
Ekipi i fushatës së Kamala Harris ka njoftuar se ka arritur të mbledhë 310 milionë dollarë në korrik, shifër kjo dy herë më e lartë se shuma totale e mbledhur nga rivali i saj Donald Trump. Shumica e fondeve të mbledhura për fushatën i përkasin kohës pasi zëvendëspresidentja hyri në garë, pra pas dorëheqjes së [...]Read More...
Ekipi i fushatës së Kamala Harris ka njoftuar se ka arritur të mbledhë 310 milionë dollarë në korrik, shifër kjo dy herë më e lartë se shuma totale e mbledhur nga rivali i saj Donald Trump.
Shumica e fondeve të mbledhura për fushatën i përkasin kohës pasi zëvendëspresidentja hyri në garë, pra pas dorëheqjes së Joe Biden.
Teksa financimi luan një rol të rëndësishëm në fushatat zgjedhore në SHBA, me shuma shpesh astronomike, kandidatja e re e demokratëve mblodhi 200 milionë dollarë në më pak se një javë pas tërheqjes së Joe Biden më 21 korrik.
Ndërkohë, ekipi i Donald Trump tha në një deklaratë për shtyp të enjten se arritën të mbledhin 138.7 milionë dollarë në korrik, e cilësuar një shifër e ulët duke marrë parasysh se është mbledhur në muajin që ish-Presidenti i mbijetoi një atentati.
Shumat marramendëse të fushatave zgjedhore në SHBA shpenzohen kryesisht në spote reklamuese shumë të shtrenjta që paraqesin historikun dhe premtimet e kandidatëve.
OJQ Open Secrets, e specializuar në financimin politik, vlerëson se zgjedhjet e vitit 2024 mund të jenë më të shtrenjtat në historinë amerikane, duke tejkaluar rekordin prej 5.7 miliardë dollarësh që u shpenzuan për zgjedhjet e vitit 2020.
/abcnews.al
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk