Kandidatët më të votuar për deputetë pas numërimit të afër 25% të votave

Kandidatët më të votuar për deputetë pas numërimit të afër 25% të votave

Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, po vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ndërsa kanë nisur të qartësohen edhe emrat që pritet të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë përpunuar më shumë se një e katërta e votave të hedhura në kutitë e votimit, ndërsa numërimi po vazhdon.

Nga të dhënat e deritanishme, në Lëvizjen Vetëvendosje kryeson Albin Kurti me 53,528 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 41,932 vota, Albulena Haxhiu me 23,965 vota, Hekuran Murati me 21,137  vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 19,402 vota.

Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), më i votuari është Bedri Hamza me 25,903 vota, pasuar nga Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) kryeson Vjosa Osmani me 17,134 vota, ndërsa pas saj renditen Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), më i votuari është Ardian Gjini me 7,665 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.91 për qind të votave dhe pritet të ketë 48 ulëse në Kuvend. Pas saj renditet PDK me 24 ulëse, LDK me 20 dhe AAK me 8 mandate, përcjell Zhurnal.mk.

The post Kandidatët më të votuar për deputetë pas numërimit të afër 25% të votave appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.