Kaos në aeroportet e Gjermanisë, qindra fluturime të anuluara dhe vonuara nga moti i keq
Moti i keq ka shkaktuar anulime dhe vonesa në qindra fluturime në aeroportet e Frankfurtit, Mynihut, Shtutgartit në Gjermani. Në Frankfurt, u anuluan 120 nga 1090 fluturimet e planifikuara për të dielën, tha një zëdhënës i operatorit të aeroportit për DPA. Në aeroportin e Mynihut, problemet janë më të kufizuara, me pak vonesa në ekzekutimin [...]Read More...

Moti i keq ka shkaktuar anulime dhe vonesa në qindra fluturime në aeroportet e Frankfurtit, Mynihut, Shtutgartit në Gjermani.
Në Frankfurt, u anuluan 120 nga 1090 fluturimet e planifikuara për të dielën, tha një zëdhënës i operatorit të aeroportit për DPA.
Në aeroportin e Mynihut, problemet janë më të kufizuara, me pak vonesa në ekzekutimin e orarit të fluturimit, si dhe në Shtutgart, ku shërbimet kërkojnë që pasagjerët të arrijnë në aeroport shumë më herët.
Probleme nga moti i keq konstatohen edhe në funksionimin e hekurudhave, kryesisht në zonën e Frankfurtit, ndërsa autoritetet rekomandojnë drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të veçantë në rrugët ku mund të ketë borë apo akull./abcnews.al