MAQEDONIA

Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Kosova.Today ·

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si një ditë historike për studentët shqiptarë...

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si një ditë historike për studentët shqiptarë.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Kasami dhe Mexhiti kanë theksuar se ky hap përfaqëson avancim në drejtim të barazisë dhe dinjitetit të gjuhës shqipe.

“Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip! Një ditë historike për studentët shqiptarë dhe një hap i rëndësishëm për barazinë dhe dinjitetin e gjuhës shqipe”, thuhet në mesazhin e tyre.

Ata kanë theksuar se vlera e premtimeve dëshmohet përmes veprave, ndërsa u janë drejtuar studentëve shqiptarë me urimin: “Studentë të dashur, ta gëzoni këtë të drejtë!”.

Mesazhin e tyre e kanë përmbyllur me urimin për Festat e Nëntorit.

The post Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip! appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Skandal në një shkollë të Tetovës: 51-vjeçari futet në klasat e shkollës dhe rreh dy nxënës të mitur!

10.11.2026

Filkov: Provimi i jurisprudencës vetëm në maqedonisht, nuk ka bazë ligjore për gjuhët tjera

08.11.2026

Gashi: VLEN-it i konvenojnë zgjedhjet e parakohshme, por stabiliteti kërkon zgjedhje të rregullta

10.11.2026

Bytyqi: Hyrja e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut ngre dyshime për kapital koroziv

10.11.2026