MAQEDONIA

Kasami në Zagreb viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari”

Kosova.Today ·

Bashkëkryetari i partisë VLEN, Bilall Kasami, gjatë qëndrimit në Zagreb të Kroacisë, ka vizituar Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari”. Ai e ka vlerësuar këtë shoqatë si një vatër të rëndësishme për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës...

Bashkëkryetari i partisë VLEN, Bilall Kasami, gjatë qëndrimit në Zagreb të Kroacisë, ka vizituar Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari”. Ai e ka vlerësuar këtë shoqatë si një vatër të rëndësishme për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në mërgatë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami ka përgëzuar anëtarët e shoqatës për angazhimin e tyre në ruajtjen e identitetit kombëtar përmes artit dhe teatrit.

“Sot në Zagreb vizitova Shoqatën e Dramës Shqiptare në Kroaci ‘Mërgimtari’, një vatër e rëndësishme e ruajtjes dhe promovimit të gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare!

Përgëzime për angazhimin dhe përkushtimin në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar përmes artit dhe teatrit. Mbështetja e aktiviteteve të tilla është investim në kulturën dhe lidhjen tonë kombëtare, kudo që jetojnë shqiptarët!”, ka shkruar Bilall Kasami.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14.11.2026

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar 25 shqiptarë nga 60 gjithsej, e sfidoj Frontin Evropian: A jeni mbi 40% shqiptarë?

14.11.2026

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

13.11.2026

K-15 nuk është dhuratë nga shefat! Punëtorëve u takojnë të paktën 19 mijë denarë – ja afati i pagesës!

13.11.2026