BOTA

Katastrofë nga zjarret në Australi, 150 shtëpi të shkatërruara dhe mijëra të evakuuar (FOTO)

Dy shtete australiane, Uellsi i Ri Jugor dhe Kuinsland, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi zjarret po kthehen sipas zyrtarëve atje, në një kërcënim “katastrofik” për popullsinë që jeton në lindje të vendit.

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur këto ditët e fundit si pasojë e kushteve atmosferike në të dy shtetet në fjalë.

Autoritetet vendase thonë se moti do të përkeqësohet të martën rreth Sidnejt, qytetit më të madh. Aktualisht, më shumë se 120 zjarre janë aktive në Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinsland. Në Uellsin e Ri Jugor zjarret kanë djegur, 970.000 hektarë tokë dhe kanë shkatërruar 150 shtëpi, e ka shtëpi të shkrumbuara edhe në Queensland.

“Secili prej nesh duhet të alarmohet dhe të mendojë më të keqen”, ka deklaruar shefja e ekzekutivit te Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian. Qeveria konservatore e Australisë ka refuzuar të deklarojë nëse ndryshimet klimatike i kanë kontribuuar kësaj klime. Kryeministri Australian Scott Morrison tha..

Loading...

Dy shtete australiane, Uellsi i Ri Jugor dhe Kuinsland, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi zjarret po kthehen sipas zyrtarëve atje, në një kërcënim “katastrofik” për popullsinë që jeton në lindje të vendit.

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur këto ditët e fundit si pasojë e kushteve atmosferike në të dy shtetet në fjalë.

Autoritetet vendase thonë se moti do të përkeqësohet të martën rreth Sidnejt, qytetit më të madh. Aktualisht, më shumë se 120 zjarre janë aktive në Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinsland. Në Uellsin e Ri Jugor zjarret kanë djegur, 970.000 hektarë tokë dhe kanë shkatërruar 150 shtëpi, e ka shtëpi të shkrumbuara edhe në Queensland.

“Secili prej nesh duhet të alarmohet dhe të mendojë më të keqen”, ka deklaruar shefja e ekzekutivit te Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian. Qeveria konservatore e Australisë ka refuzuar të deklarojë nëse ndryshimet klimatike i kanë kontribuuar kësaj klime. Kryeministri Australian Scott Morrison tha vetëm se “mendimet e tij sot shkojnë për personat që kanë humbur jetën dhe familjet e tyre”.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Katastrofë nga zjarret në Australi, 150 shtëpi të shkatërruara dhe mijëra të evakuuar (FOTO) Katastrofë nga zjarret në Australi, 150 shtëpi të shkatërruara dhe mijëra të evakuuar (FOTO)Rating: 5.0
To Top