Katër shqiptarë nga Kosova të vdekur si pasojë e rënies së skeleve në Vjenë
Katër shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e një incidenti me skele në Vjenë të Austrisë, të ndodhur përgjatë së martës. Të paktën kështu ka thënë një familjar i njërit prej viktimave, përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan Insajderi. “Me dhimbje të thellë morëm lajmim për humbjen e jetës së djalit të


Katër shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e një incidenti me skele në Vjenë të Austrisë, të ndodhur përgjatë së martës.
Të paktën kështu ka thënë një familjar i njërit prej viktimave, përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan Insajderi.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmim për humbjen e jetës së djalit të axhës i cili humbi jetën në vendin e punës në Vienë të Austrisë bashkë me tre shokët e tij nga Kosova”, ka shkruar njëri nga familjarët.
Njëri nga katër viktimat është P.B, nga Komuna e Skenderajt.


