SHOWBIZ

Kënga legjendare “Mora Fjalë” e Shkurte Fejzës bëhet pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës

Kosova.Today ·

Kënga e njohur “Mora Fjalë” e Shkurte Fejzës do të jetë pjesë e filmit të ri amerikan “The Journalist Mission”, i cili trajton ngjarjet e Luftës së Kosovës. Sipas informacionit të publikuar në rrjetet sociale, i gjithë skenari i filmit është...

Kënga e njohur “Mora Fjalë” e Shkurte Fejzës do të jetë pjesë e filmit të ri amerikan “The Journalist Mission”, i cili trajton ngjarjet e Luftës së Kosovës.

Sipas informacionit të publikuar në rrjetet sociale, i gjithë skenari i filmit është shkruar nën frymëzimin dhe melodinë e këngës “Mora Fjalë”, një prej këngëve më të njohura të repertorit të Shkurte Fejzës.

“I gjithë skenari i ‘The Journalist Mission’ është shkruar me melodinë e ‘Morra Fjal’ nga e madhja Shkurte Fejza”, thuhet në publikim.

Përfshirja e këngës së saj në këtë produksion shënon një tjetër moment ku zëri dhe arti shqiptar bëhen pjesë e një projekti ndërkombëtar, duke përcjellë historinë dhe emocionin e Kosovës përtej kufijve. /


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Roela Meka ndan fotografitë e para me djalin e sapolindur - Adan

19.11.2026

Sevdai Radogoshi falënderon për ngushëllimet pas humbjes së motrës

20.11.2026

Labinot Rexha shkakton skandal me komentet e tij për Bardhin dhe Sarën

20.11.2026

Arjola Demiri shprehet me vallëzimin e saj provokues në "Xhbanja

19.11.2026