KOSOVA

Keqpërdori investimet e një shtetasi të huaj për biznes, arrestohet një person në Prishtinë

Kosova.Today ·

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”. Sipas policisë, më 4 gusht 2026 është arrestuar një mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka keqpërdorur investimet e një ankuesi,...

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”.

Sipas policisë, më 4 gusht 2026 është arrestuar një mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka keqpërdorur investimet e një ankuesi, shtetas i huaj, me të cilin ishte marrë vesh për hapjen e një biznesi të përbashkët në Kosovë.

Siç bëhet e ditur, i dyshuari dyshohet se ka keqpërdorur autorizimet ekonomike, duke i shkaktuar dëm financiar ankuesit.

“Më datën 04.08.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte keqpërdorur investimet e ankuesit mashkull shtetas i huaj, pasi që ishin dakorduar për të hapur një biznes të përbashkët në Kosovë. I dyshuari ka keqpërdorur autorizimet ekonomike dhe e ka dëmtuar ankuesin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Polici gjermani që u martua me shqiptaren e la amanet të varrosej me hoxhë në Gjilan

15.11.2026

Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, Ministria për Punë e Familje publikon gjetjet e inspektimit të jashtëzkaonshëm

14.11.2026

KFOR paralajmëron lëvizje të shtuara ushtarake në Vrellë të Istogut – çfarë do të ndodhë?

15.11.2026

Osmani për Rugovën: Është Ati Themeltar i pavarësisë, kontributi i tij s’mund të fshihet nga historia

15.11.2026