MAQEDONIA

Kërkohet një person i zhdukur, kërkim intensiv përgjatë Vardarit në Gostivar

Kosova.Today ·

Një person i zhdukur, për të cilin ka indicie se është parë pranë lumit Vardar në rajonin e Gostivarit, po kërkohet nga ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Aksioni është aktivizuar pas një kërkese zyrtare nga Stacioni Policor i Gostivarit,...

Një person i zhdukur, për të cilin ka indicie se është parë pranë lumit Vardar në rajonin e Gostivarit, po kërkohet nga ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Aksioni është aktivizuar pas një kërkese zyrtare nga Stacioni Policor i Gostivarit, ndërsa kërkimet po zhvillohen përgjatë rrjedhës së lumit, nga pikat kritike në qytet deri në zonat më poshtë rrjedhës.

Në terren janë angazhuar pjesëtarët e ekipit për reagim të shpejtë për shpëtim në ujë, me mbështetje logjistike nga njësia rajonale e Drejtorisë në Gostivar. Në aksion është i pranishëm edhe zëvendësdrejtori i institucionit, Kashmir Saliu, ndërsa ekipet po koordinohen me policinë dhe shërbimet lokale. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se kërkimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e operacionit.

“Ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, pavarësisht kushteve aktuale në terren dhe specifikave të shtratit të lumit, do të jenë të angazhuara derisa të përfundojë i gjithë operacioni. Kërkimi po zhvillohet intensivisht përgjatë rrjedhës së lumit Vardar, duke filluar nga pikat kritike në qytet e deri në zonat më poshtë rrjedhës, në koordinim të ngushtë me zyrtarët policorë të SPB-së Gostivar dhe shërbimet lokale”, thuhet në njoftim.

Drejtoria u bën thirrje qytetarëve të Gostivarit dhe vendbanimeve përreth që, nëse kanë informacione për personin e zhdukur ose vërejnë diçka përgjatë shtratit të lumit, të njoftojnë menjëherë policinë ose shërbimet kompetente përmes numrit emergjent 112.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar 25 shqiptarë nga 60 gjithsej, e sfidoj Frontin Evropian: A jeni mbi 40% shqiptarë?

14.11.2026

Çfarë dënimi rrezikojnë 2 mjekët që nuk zbuluan 4 vrasjet në Kumanovë?

14.11.2026

Nga e diela, gjobë 2.770 denarë për shoferët – Ja çfarë duhet të keni patjetër në automjet

13.11.2026

Mexhiti: Mos e keqpërdorni Badinterin kundër interesave të shqiptarëve, BDI po tenton të bllokojë ligjin për jurisprudencën

13.11.2026