I kërkuar nga Mali i Zi për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet në Shkodër 52-vjeçari! Pritet ekstradimi
Një 52-vjeçar është arrestuar këtë të premte nga Policia e Shkodrës, në fshatin Zogaj, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Malin e Zi. Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë Aleksandar Sekulic, 52 vjeç, i akuzuar për...
Një 52-vjeçar është arrestuar këtë të premte nga Policia e Shkodrës, në fshatin Zogaj, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Malin e Zi.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë Aleksandar Sekulic, 52 vjeç, i akuzuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon procedurat për ekstradimin e 52-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë finalizuar operacionin e koduar “Zogaj”. Gjatë këtij operacioni, u kap në fshatin Zogaj, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në këtë shtet, shtetasi malazez:
-A. S., 52 vjeç, banues në Podgoricë, Mal i Zi.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Podgorica, pasi Gjykata e Podgoricës, me vendimin e datës 27.11.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
The post I kërkuar nga Mali i Zi për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet në Shkodër 52-vjeçari! Pritet ekstradimi appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.