KOSOVA

Kerquki: Dy emra konsensual po diskutohen mes VV-së dhe LDK-së

Kosova.Today ·

Gazetari Leonard Kerquki ka pretenduar se në diskutimet mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për postin e presidentit po qarkullojnë dy emra: Ibrahim Berisha dhe Iljaz Ramajli. Sipas Kerqukit, të dy emrat...

Gazetari Leonard Kerquki ka pretenduar se në diskutimet mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për postin e presidentit po qarkullojnë dy emra: Ibrahim Berisha dhe Iljaz Ramajli.

Sipas Kerqukit, të dy emrat janë diskutuar edhe para zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa tani janë rikthyer në tavolinën e diskutimeve për një kandidat konsensual. LDK-ja së fundmi ka deklaruar se është e gatshme të votojë një kandidat konsensual për president.

Sipas Kërqukit, Ramajli kishte refuzuar të bëhej president në vitin 2011. Pas refuzimit të tij, në këtë post u zgjodh Atifete Jahjaga.

Përveç Berishës dhe Ramajlit, pjesë e diskutimeve për postin e presidentit, sipas Kerqukit, kanë qenë edhe emri i ish-ministrit të Shëndetësisë, Haki Demolli, si dhe ish-presidentit Fatmir Sejdiu.

Ja postimi i plotë:

“Berisha apo Ramajli, kush do te behet President?

Dy emra konsensual po diskutohen mes VV’se dhe LDK’se. Per hir te se vertetes, te dyte jane diskutuar edhe para 7 Qershorit.

Ibrahim Berisha (71 vjeç)
Antetar i Kryesise se pare dhe te dyte te LDK’se. Themelues i kesaj partie dhe i QIK’ut. Mbahet mend si nje prej gazetareve te pare te “Rilindjes” qe e hodhi librezen e Partise Komuniste.

Iljaz Ramajli (75 vjeç)
Politikan i rendesishem ne KSAK. Nenkryetar i Kuvendit Krahinor. Udhehoqi seancen e 7 shtatorit 1990 ne Kaçanik, ku u miratua Kushtetuta e Kosoves. Udheheqes i Zyres se Kosoves ne Tirane gjate viteve te 90’ta. Ramajli nuk kishte pranuar te behet President ne vitin 2011. Pas refuzimit te tij, Presidente u zgjodh Atifete Jahajga.

Po ashtu, pjese e diskutimeve kane qene edhe emri i ish-Ministrit Haki Demollit, ish-Presidentit Fatmir Sejdiu…” /INA/

The post Kerquki: Dy emra konsensual po diskutohen mes VV-së dhe LDK-së appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Osmani për Rugovën: Është Ati Themeltar i pavarësisë, kontributi i tij s’mund të fshihet nga historia

15.11.2026

Qysh ndërrimi i një kablloje bakri e bllokoi qiellin e ShBA-së?

14.11.2026

Operacioni “Heshtja”, arrestohet ish-ministri i njohur i Kosovës (FOTO)

15.11.2026

“Jeta është shumë e vështirë pa ty, vëllai jem” – Motra e policit Altin Kryeziu e kujton me dhimbje, tre muaj pas vdekjes së tij

15.11.2026