KFOR-i, pas protestës së serbëve, thotë se nuk do hezitojë të marrë masa kur ka zhvillime që ndikojnë në siguri

KFOR-i ka reaguar pas protestës së serbëve në veri të Mitrovicës. Misioni i NATO-s në Kosovë tha se trupat e tyre ishin në terren dhe kryen patrulla në zonat përreth për të ofruar një mjedis të sigurt. “KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së, për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve […] The post KFOR-i, pas protestës së serbëve, thotë se nuk do hezitojë të marrë masa kur ka zhvillime që ndikojnë në siguri appeared first on Albinfo.

KFOR-i, pas protestës së serbëve, thotë se nuk do hezitojë të marrë masa kur ka zhvillime që ndikojnë në siguri

KFOR-i ka reaguar pas protestës së serbëve në veri të Mitrovicës.

Misioni i NATO-s në Kosovë tha se trupat e tyre ishin në terren dhe kryen patrulla në zonat përreth për të ofruar një mjedis të sigurt.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së, për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i vepron si i treti reagues i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me EULEX-in, respektivisht si reagues i parë dhe i dytë i sigurisë. KFOR nuk do të hezitojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar çdo zhvillim që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftim.

Të mërkurën serbët e veriut protestuan në kundërshtim të hapjes së Urës së Ibrit.

 

The post KFOR-i, pas protestës së serbëve, thotë se nuk do hezitojë të marrë masa kur ka zhvillime që ndikojnë në siguri appeared first on Albinfo.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :