KFOR: Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në dialog
KFOR përmes një deklarimi ka thënë se çdo vendim për hapjen e Urës së Ibrit duhet të bëhet brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. “Këtë mëngjes, komandanti i KFOR-it gjeneralmajori Ozkan Ulutash, është informuar nga drejtori i Policisë së Kosovës për një inspektim teknik në urën kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicë […] The post KFOR: Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në dialog appeared first on Albinfo.
KFOR përmes një deklarimi ka thënë se çdo vendim për hapjen e Urës së Ibrit duhet të bëhet brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Këtë mëngjes, komandanti i KFOR-it gjeneralmajori Ozkan Ulutash, është informuar nga drejtori i Policisë së Kosovës për një inspektim teknik në urën kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicë që do të ndodhë së shpejti. Njësitë e KFOR-it mbajnë një prani të përhershme, fikse në urë dhe vazhdojnë të kryejnë patrullime të rregullta në zonat përreth për të garantuar stabilitet dhe siguri, për përfitimin e të gjitha komuniteteve. Ne nuk do të hezitojmë të përballemi me asnjë zhvillim që mund të ndikojë në ambientin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, duke respektuar plotësisht mandatit tonë që buron nga OKB-ja. Qëndrimi i KFOR-it ka qenë i qartë dhe konstant gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të bëhet përbrenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të martën ka thënë se hapja e urës është çështje e vlerësimit të ekspertëve.
The post KFOR: Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në dialog appeared first on Albinfo.
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk