Kica-Xhelili i përgjigjet Hajrulla Çekut: A po kuptoni, a po bëheni që s’po kuptoni, bëjeni Qeverinë, LDK me vullnet rri në opozitë

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, sot i ka reaguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për deklaratën e tij se pa pozitën e kryeministrit nuk hyjnë në koalicion me partitë opozitare, ndërsa po ashtu Abdixhiku e ka përjashtuar edhe një koalicion të mundshëm me partinë fituese, Vetëvendosje. Çeku tha se kjo deklaratë e Abdixhikut është në

Kica-Xhelili i përgjigjet Hajrulla Çekut: A po kuptoni, a po bëheni që s’po kuptoni, bëjeni Qeverinë, LDK me vullnet rri në opozitë

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, sot i ka reaguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për deklaratën e tij se pa pozitën e kryeministrit nuk hyjnë në koalicion me partitë opozitare, ndërsa po ashtu Abdixhiku e ka përjashtuar edhe një koalicion të mundshëm me partinë fituese, Vetëvendosje. Çeku tha se kjo deklaratë e Abdixhikut është në kundërthënie me deklaratën e tij të disa ditë pas zgjedhjeve.

Çekut i ka reaguar deputetja e LDK’së, Doarsa Kica- Xhelili, duke thënë se LDK nuk i ndryshon qëndrimet paraelektorale.

Ajo i është drejtuar VV’së duke i thënë “a jeni fitues të zgjedhjeve? BËJENI QEVERINË!”.

“Këta a NUK kuptojnë çka themi ne, apo bëhen që nuk kuptojnë? Apo qëndrimet tona janë “sport i rëndë” për ta? Ju kemi thënë e po ua themi prap: A jeni fitues të zgjedhjeve? BËJENI QEVERINË! LDK, me vullnet të mirë, qëndron në opozitë! LDK, me vetëdije të plotë NUK I NDRYSHON qëndrimet paraelektorale. Ato mbesin të njëjta, ato mbesin të shenjta!”, ka shkruar ajo.