SHOWBIZ

“Kisha frikë të dilja me Barack”, zbulohet Ana e panjohur Michelle Obamas

Ana e panjohur e Michelle Obamas zbulohet në Netflix, thotë se ksihte frikë të dilte me Barackun.

Gjithçka që bën Michelle Obama do të jetë gjithmonë me interes, edhe pse mund të mos duket kështu në fillim.

“Becoming”, është dokumentari i ri i Netflix për jetën e saj.

Filmi, ndër të tjera, po cilësohet si një “vështrim i rrallë dhe nga afër” i jetës së ish-zonjës së parë.

Por, ndërsa kujtimet – përmes historive thellësisht personale rreth luftimeve ekzistenciale në moshën e rritur dhe dhimbjeve të një aborti të mëvonshëm – japing një dritë të pjesshme të një gruaje që kritikët dhe admiruesit janë përpjekur ta njohin për vite me radhë.

Ai mban të gjitha shënimet e një gruaje që zgjedh të ndajë jetën e saj me publikun: momente të përzgjedhura biografike dhe përfshirje të të ftuarve VIP, plus një dozë të shëndetshme të mesazheve motivuese për virtytet e arsimit dhe vetëpërmbajtjes personale.

Drejtuar nga Nadia Hallgren, filmi i çon shikuesit në një udhëtim të ngushtë me zonjën Obama..

Loading...

Ana e panjohur e Michelle Obamas zbulohet në Netflix, thotë se ksihte frikë të dilte me Barackun.

Gjithçka që bën Michelle Obama do të jetë gjithmonë me interes, edhe pse mund të mos duket kështu në fillim.

“Becoming”, është dokumentari i ri i Netflix për jetën e saj.

Filmi, ndër të tjera, po cilësohet si një “vështrim i rrallë dhe nga afër” i jetës së ish-zonjës së parë.

Por, ndërsa kujtimet – përmes historive thellësisht personale rreth luftimeve ekzistenciale në moshën e rritur dhe dhimbjeve të një aborti të mëvonshëm – japing një dritë të pjesshme të një gruaje që kritikët dhe admiruesit janë përpjekur ta njohin për vite me radhë.

Ai mban të gjitha shënimet e një gruaje që zgjedh të ndajë jetën e saj me publikun: momente të përzgjedhura biografike dhe përfshirje të të ftuarve VIP, plus një dozë të shëndetshme të mesazheve motivuese për virtytet e arsimit dhe vetëpërmbajtjes personale.

Drejtuar nga Nadia Hallgren, filmi i çon shikuesit në një udhëtim të ngushtë me zonjën Obama ndërsa ajo fillon turneun e librit.

Ajo synon të shfrytëzojë kohën për të reflektuar mbi tetë vitet në Shtëpinë e Bardhë dhe “për të kuptuar se çfarë më ka ndodhur”.

Bisedat e shumanshme të Obamës janë gjallëruese, duke ofruar më shumë njohuri personale dhe duke treguar versione më të mprehta të sharmit dhe humorit të saj karakteristik.

Ajo diskuton tejkalimin e sindromës mashtruese, atë ndjenjë bezdisëse të mospërkatësisë, ndërsa studion në Universitetin Princeton.

Një ndër të vërtetat interesante që rrëfen Obama është hezitimi i saj fillestar për të dalë me Barack Obama kur punonin në të njëjtën firmë ligjore në Çikago, sepse, pjesërisht, ai takim ishte shumë i pritshëm.

“Kjo është vetëm ajo që po presin”,- kujton ish-zonja e parë deklaratën e kolegëve të saj asokohe.

“Ju të dy e doni njëri-tjetrin, apo jo? Ju jeni me ngjyrë, ai është me ngjyrë. Kjo do të jetë e mrekullueshme.”

Ndër të tjera, përgjigjet më interesante të Obamës nxiten gjatë ngjarjeve të komunitetit, kur ajo flet me grupe më të vogla njerëzish, shpesh studentë të rinj.

Ata e pyesin se si e kapërceu ndjenjën e izolimit që përndjek shumë gra me ngjyrë që lëvizin nëpër botë. Ajo ua dedikon besimin në vetvete prindërve të saj, të cilët e lejuan të bënte pyetje dhe e bënë të ndihej ‘e dukshme’.

“Ne nuk kemi mundësi të presim që bota të jetë e barabartë për të filluar të ndihemi ekzistentë”,- thotë ajo. Por në fund të ditës “Becoming” nuk është filmi i sinqertë i Michelle Obama që njerëzit mund të kenë pritur…

Sepse është ende e paqartë nëse do të shohim ndonjëherë një film të tillë gjatë jetës së saj.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . “Kisha frikë të dilja me Barack”, zbulohet Ana e panjohur Michelle Obamas “Kisha frikë të dilja me Barack”, zbulohet Ana e panjohur Michelle ObamasRating: 5.0
To Top