Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Majac, ku sipas informacioneve nga burime të afërta me rastin, është bërë i identiteti i të dyshuarës. Sipas këtyre burimeve, e dyshuara dyshohet të jetë Ardita Gashi, rreth 30 vjeçe. Ajo është gjetur e plagosur rëndë në kokë, pasi dyshohet se kishte tentuar t’i marrë […]

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Majac, ku sipas informacioneve nga burime të afërta me rastin, është bërë i identiteti i të dyshuarës.

Sipas këtyre burimeve, e dyshuara dyshohet të jetë Ardita Gashi, rreth 30 vjeçe.

Ajo është gjetur e plagosur rëndë në kokë, pasi dyshohet se kishte tentuar t’i marrë jetën vetes me armë zjarri pas kryerjes së krimit.

Ndërkohë, në këtë rast janë raportuar edhe persona të tjerë të plagosur, ndërsa viktima që ka humbur jetën ende nuk është identifikuar zyrtarisht.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.