SHOWBIZ

“A nuk po blen më klikime”, Elijona Binakaj i përgjigjet ndjekësit në mënyrë ironike

Kosova.Today ·

Elijona Binakaj, ish-finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku çdo postim i saj shoqërohet me reagime të shumta nga ndjekësit. Përveç komenteve pozitive, ajo përballet herë...

Elijona Binakaj, ish-finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku çdo postim i saj shoqërohet me reagime të shumta nga ndjekësit.

Përveç komenteve pozitive, ajo përballet herë pas here edhe me komente ironike.

Së fundmi, në një postim në Instagram, një ndjekës e ngacmoi duke i shkruar: “Xume, a s’po blen më like a?”.

 Foto: Instagram

Elijona nuk e la pa përgjigje komentin dhe zgjodhi t’i përgjigjej me humor e ironi.

“Jo bre, m’u kanë harxhu paret e finales, s’po kom mo. A po m’i blen ti?”, shkroi ajo.

Reagimi i saj u prit pozitivisht nga shumë ndjekës, të cilët vlerësuan mënyrën spontane dhe sportive me të cilën iu përgjigj komentit, duke treguar se di t’i përballojë kritikat dhe ngacmimet me qetësi dhe humor.

Ajo po shijon një periudhë të mirë pas Big Brother e po ashtu edhe lidhjen me Klodian Mihajn. /Telegrafi/


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Vesa lajmërohet nga Gjilani, me këtë veshje do ta ‘shkrijë’, Mirlindin

15.11.2026

Alarm në shtëpinë e BBVK5: Vëllai i Madh me njoftim befasues për banorët

13.11.2026

Lotët ‘pushtojnë’ shtëpinë, banoret e Big Brother nuk mund të përmbahen

12.11.2026

Në moshën 42-vjeçare, këngëtarja shumë e njohur bëhet nënë për herë të parë – dalin PAMJET

14.11.2026