SHQIPERIA

Komisioni i Venecias i kthen përgjigje Ruçit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese

Komisioni i Venecias i përgjigjet Kuvendit pas rreth dy javësh. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i dërgoi më 30 dhjetor një letër Komisionit të Venecias për një opinion në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të saj si dhe rolin e Presidentit .
Por sot Thomas Markert, sekretar i Komisionit i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi ku thotë se Komisioni i Venecias do të diskutojë për një opinion në sesionin e marsit, thotë Balkanweb.
Në letrën e firmosur nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi për Presidentin e Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio, parashtrohet gjithë ajo që ka ndodhur me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe përzgjedhjen e kandidaturave për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas drejtohen 6 pyetje.Kuvendi iu drejtua për opinion Komisionit të Venecias më 30 dhjetor.
Në letër thuhet se më 5 dhjetor “Kuvendi ka zgjeruar objektin e hetimit” të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republi..

Loading...

Komisioni i Venecias i përgjigjet Kuvendit pas rreth dy javësh. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i dërgoi më 30 dhjetor një letër Komisionit të Venecias për një opinion në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të saj si dhe rolin e Presidentit .

Por sot Thomas Markert, sekretar i Komisionit i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi ku thotë se Komisioni i Venecias do të diskutojë për një opinion në sesionin e marsit, thotë Balkanweb.

Në letrën e firmosur nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi për Presidentin e Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio, parashtrohet gjithë ajo që ka ndodhur me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe përzgjedhjen e kandidaturave për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas drejtohen 6 pyetje.Kuvendi iu drejtua për opinion Komisionit të Venecias më 30 dhjetor.

Në letër thuhet se më 5 dhjetor “Kuvendi ka zgjeruar objektin e hetimit” të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe “afatin e veprimtarisë së tij, nisur nga një kërkesë e re e një grupi deputetësh për të shtuar në procesin hetimor dhe disa akte dhe veprime të tjera të Presidentit në lidhje me emërimin e gjyqtarëve kushtetues ndodhur në nëntor të këtij viti, për të cilat kërkuesit çmojnë se Presidenti ka kryer shkelje të detyrimeve kushtetuese dhe përbëjnë shkak për shkarkimin e tij”.

Ndërkohë që një delegacion nga Komisioni i Venecias pritet të mbërrijë në Tiranë në fillim të muajit shkurt.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Komisioni i Venecias i kthen përgjigje Ruçit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese Komisioni i Venecias i kthen përgjigje Ruçit për emërimet në Gjykatën KushtetueseRating: 5.0
To Top