Kompania ajrore greke gjat periudhën e pezullimit të fluturimeve në Tel Aviv

Kompania ajrore e Greqisë, Aegean, njoftoi se fluturimet e saj për në Tel Aviv janë anuluar deri më 8 gusht për arsye sigurie. Në deklaratën e kompanisë, thuhet se data e pezullimit të fluturimeve për në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion në Tel Aviv është zgjatur për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme. [...]Read More...

Kompania ajrore greke gjat periudhën e pezullimit të fluturimeve në Tel Aviv

Kompania ajrore e Greqisë, Aegean, njoftoi se fluturimet e saj për në Tel Aviv janë anuluar deri më 8 gusht për arsye sigurie.

Në deklaratën e kompanisë, thuhet se data e pezullimit të fluturimeve për në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion në Tel Aviv është zgjatur për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Në këtë kuadër njoftohet se vendimi i njoftuar më parë për pezullimin e të gjitha fluturimeve drejt Tel Avivit deri më 6 gusht, është shtyrë deri më 8 gusht për arsye sigurie.

Vendimi për pezullimin e fluturimeve për në Aeroportin Ndërkombëtar Rafic Hariri në Bejrut deri më 8 gusht vazhdon, informohet në deklaratën ku bëhet e ditur se edhe të gjitha fluturimet drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretëreshës Alia në Aman janë pezulluar gjithashtu deri në të njëjtën datë.

Në deklaratë thuhet se pasagjerët të cilëve u janë anuluar fluturimet, mund të rezervojnë sërish ose të kërkojnë rikthimin e parave.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :