SHQIPERIA

Kompleksi 20 milionë eurosh, a duhet OFL-ja dhe SPAK-u të hetojnë dhëndrin e Berishës?

Ndërsa Operacioni Forca e Ligjit vazhdon të operojë e të hetojë nga dita në ditë persona të rinj, një ndër individët që ka ngjallur dyshime të mëdha për një investim me vlerë 20 milionë euro, është Jamarbër Maltezi, dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha. Deri më sot, askush nuk e ka shpjeguar faktin se si dhëndri i Berishës, bëhet ndërtues i një kompleksi pallatesh, i cili kap vlerën 20 milionë euro. Ndoshta SPAK-u dhe OFL-ja mund ta sqarojnë këtë.
Ndërsa OFL-ja bëhet më intensiv, a mos duhet që të nisë hetimet edhe për këtë çështje, e cila ka ngjallur polemika më parë, e gjithashtu të “skanojë” pasurinë e një personi publik, pjesë e familjes se një prej politikanëve më të rëndësishëm në dekadat e fundit në vend?
OFL-ja , ashtu edhe SPAK-u deri tani po merren me makinat e blinduara, ndërkohë që familjarët e ish kryeministrit Berisha po shfaqen të pasuruar dhe investues në komplekse miliona euroshe.
Gazeta “Shqip” publikoi ditën e djeshme dokumente, ku paraqitet projekti i një kom..

Loading...

Gazeta “Shqip” publikoi ditën e djeshme dokumente, ku paraqitet projekti i një kompleksi pallatesh në kryeqytet.

Malltezi është shtuar si aksioner me 35 % tek kompania “Homeplane” në dhjetor të vitit 2018, ndërsa këto aksione në 23 janar të vitit 2014. Kjo tregon se nuk e ka regjistruar kontratën në QKB, për të qëndruar i fshehur si ndërtues.

Ai është përfolur shumë për pronat e tjetërsuara te ish Kompleksi Partizani dhe se pas ndërtimit fshihej ai. Por deri më sot, me dokumenta kjo gjë nuk ishte vërtetuar.

Lejen e ndërtimit e ka dhënë Lulzim Basha, në atë kohë kryetar i Bashkisë Tiranë, duke e ekspozuar Malltezin dhe vjehrrin e tij Sali Berishën, në një konflikt të hapur interesi. Prokuroria nisi hetimet, e më pas i pushoi edhe pse kishte dyshime për lejen e ndërtimit.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Kompleksi 20 milionë eurosh, a duhet OFL-ja dhe SPAK-u të hetojnë dhëndrin e Berishës? Kompleksi 20 milionë eurosh, a duhet OFL-ja dhe SPAK-u të hetojnë dhëndrin e Berishës?Rating: 5.0
To Top