KOSOVA

Ish-kongresisti amerikan, Joe DioGuardi: Shpresoj që Kosova do të zgjedhë presidentin para se të largohem, përndryshe do të jeni në telashe të mëdha

Kosova.Today ·

Ish-kongresisti amerikan, Joe DioGuardi, iu ka bërë thirrje partive parlamentare në Kosovë që të zgjedhin presidentin e vendit, përcjell TV21. Ai tha se nëse nuk zgjidhet presidenti, do të ketë telashe të mëdha për shtetin e Kosovës, pasi ka...

Ish-kongresisti amerikan, Joe DioGuardi, iu ka bërë thirrje partive parlamentare në Kosovë që të zgjedhin presidentin e vendit, përcjell TV21. Ai tha se nëse nuk zgjidhet presidenti, do të ketë telashe të mëdha për shtetin e Kosovës, pasi ka armiq në gatishmëri për të prishur balancën në Ballkan. Pas ceremonisë ku DioGuardi mori shtetësinë e Kosovës, tha se ishte me rëndësi që të qëndrojë në Kosovë në këtë periudhë, siç tha, për ta zgjuar popullin e Kosovës.

“Jam këtu që të siguroj që ju të keni një president dhe shpresoj që të ndodhë para se të largohem. Nëse nuk zgjidhet deri atëherë, do të jeni në telashe të mëdha, sepse keni armiq në gatishmëri për të prishur balancën në Ballkan. Ishte e rëndësishme që të vija me zërin tim të lartë për të zgjuar popullin shqiptar; tani nuk është koha të flini në gjumë, sepse njerëzit kanë marrë nga ju, e urrej ta them, por mund ta shihni edhe vetë”, theksoi ai.

The post Ish-kongresisti amerikan, Joe DioGuardi: Shpresoj që Kosova do të zgjedhë presidentin para se të largohem, përndryshe do të jeni në telashe të mëdha appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit

13.11.2026

Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s

14.11.2026

Kosova pa taksë për karbonin, përball faturës së ndotjes

15.11.2026

Ismet Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan partinë

14.11.2026