SHQIPERIA

Kongresisti amerikan: Po i ndjek me shqetësim protestat në Shqipërinë aleate, Qeveria të përmbahet nga dhuna

Kosova.Today ·

Kongresmeni Republikan Joe Wilson ka reaguar për protestat në Shqipëri. Në një postim në platformën “X”, kongresmeni amerikan shprehet i shqetësuar për situatën, duke theksuar se shqiptarët meritojnë liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri...

Kongresmeni Republikan Joe Wilson ka reaguar për protestat në Shqipëri.

Në një postim në platformën “X”, kongresmeni amerikan shprehet i shqetësuar për situatën, duke theksuar se shqiptarët meritojnë liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale, shkruan A2.

Ai gjithashtu i bën thirrje qeverisë të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve dhe nënvizon se të rinjtë duhet të kenë zë për të ardhmen e vendit të tyre.

Postimi i kongresmenit republikan Joe Wilson:

“Po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre”.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Atentati në Fier: 4 armë me silenciator, makinë vjedhje nga Suedi dhe pista e hakmarrjes

25.11.2026

PD kërkon shfuqizim të ligjit për bashkive: "Shkelje kushtetuese në reformën territoriale

26.11.2026

Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit Universitar "Shefqet Ndroqi

24.11.2026

SPAK dërgon në gjyq 10 për pastrim parash nga narkotika

26.11.2026