SHQIPERIA

Konsiderohet ‘minierë ari’, arrestohet motra e liderit të vrarë të ISIS (Fotot)

Turqia ka thënë se ka zënë motrën e liderit tashmë të vdekur të grupit militant, Shteti Islamik (IS), Abu Bakr al-Baghdadi në veri të Sirisë.
Agjencitë e lajmeve, Reuters dhe AP kanë cituar një zyrtar të ketë thënë se Rasmiya Awad, 65-vjeçare, burri dhe gruaja e djalit të saj janë ndaluar më 4 nëntor.
Ky zyrtar, që ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se të tre personat kanë qenë të shoqëruar nga pesë fëmijë afër një qyteze të kontrolluar nga Turqia në veriperëndim të Sirisë.
I njëjti zyrtar e ka konsideruar arrestimin “minierë ari” duke shpresuar se personeli i inteligjencës do të mbledhë informacione nga motra e Baghdadit për punën e IS-it. Pas vdekjes së Baghdadit muajin e kaluar, një person me emër Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurayshi është emëruar lider i grupit ekstremist më 31 tetor.
Baghdadi, i cili ka udhëhequr militantët e grupit Shteti Islamik nga viti 2014, ka vdekur më 26 tetor gjatë një bastisjeje të forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë. Pavarësisht ..

Loading...

Turqia ka thënë se ka zënë motrën e liderit tashmë të vdekur të grupit militant, Shteti Islamik (IS), Abu Bakr al-Baghdadi në veri të Sirisë.

Agjencitë e lajmeve, Reuters dhe AP kanë cituar një zyrtar të ketë thënë se Rasmiya Awad, 65-vjeçare, burri dhe gruaja e djalit të saj janë ndaluar më 4 nëntor.

Ky zyrtar, që ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se të tre personat kanë qenë të shoqëruar nga pesë fëmijë afër një qyteze të kontrolluar nga Turqia në veriperëndim të Sirisë.

I njëjti zyrtar e ka konsideruar arrestimin “minierë ari” duke shpresuar se personeli i inteligjencës do të mbledhë informacione nga motra e Baghdadit për punën e IS-it. Pas vdekjes së Baghdadit muajin e kaluar, një person me emër Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurayshi është emëruar lider i grupit ekstremist më 31 tetor.

Baghdadi, i cili ka udhëhequr militantët e grupit Shteti Islamik nga viti 2014, ka vdekur më 26 tetor gjatë një bastisjeje të forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë. Pavarësisht pse ky grup tani ka humbur kontrollin e pjesës më të madhe të territorit që dikur ka zotëruar në Siri dhe Irak, Shteti Islamik vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Konsiderohet ‘minierë ari’, arrestohet motra e liderit të vrarë të ISIS (Fotot) Konsiderohet ‘minierë ari’, arrestohet motra e liderit të vrarë të ISIS (Fotot)Rating: 5.0
To Top