KOSOVA

Sot konstituimi i Kuvendit të Kosovës, VV dhe LDK ende pa marrëveshje?

Kosova.Today ·

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën konstituive të Legjislaturës së XI-të, me fillim nga ora 10:00, në sallën plenare. Sipas rendit të ditës, fillimisht do të formohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve...

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën konstituive të Legjislaturës së XI-të, me fillim nga ora 10:00, në sallën plenare.

Sipas rendit të ditës, fillimisht do të formohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Pas verifikimit të mandateve, deputetët do të japin betimin, duke i hapur rrugë procedurës për konstituimin e legjislaturës së re.

Në vazhdim të seancës pritet të zhvillohet procedura për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Sipas njohësve të çështjeve kushtetuese, sfida më e madhe mund të shfaqet pas formimit të institucioneve të reja, veçanërisht në lidhje me ushtruesin e detyrës së presidentit. Ata rikujtojnë se neni 90 i Kushtetutës kufizon këtë mandat në gjashtë muaj.

Nëse brenda këtij afati nuk arrihet zgjedhja e presidentit të ri, Kosova mund të përballet me një situatë të pazakontë juridike, pasi nuk ekziston një procedurë e përcaktuar qartë për tejkalimin e këtij kufiri.

Lidhur me formimin e institucioneve dhe një koalicioni të mundshëm mes Vetëvendosje dhe LDK-së, sot pritet sërish një takim mes kryetarëve të këtyre dy partive, Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku. /INA/

The post Sot konstituimi i Kuvendit të Kosovës, VV dhe LDK ende pa marrëveshje? appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Komandanti i KFOR-it shkon për herë të dytë në Beograd brenda një muaji – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?

14.11.2026

Komuna e Pejës publikon sqarimin e QPS-së pas raportit të Inspektoratit për rastin e Arlinda Zekajt

14.11.2026

Fotografia e Titos-Veton Surroi i përgjigjet Baton Haxhiut

14.11.2026

U transportua me autoambulancë pa sirena në Spitalin e Pejës, kjo është 43-vjeçarja që vdiq

14.11.2026