JETA

Kontratë për ‘bagerët’: Përzgjidhet operatori për rrënimin e objekteve pa leje në zonat e mbrojtura

Kosova.Today ·

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nënshkruar kontratë për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në zona të mbrojtura, përfshirë Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe Parkun Kombëtar “Sharri”. Sipas njoftimit për nënshkrimin...

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nënshkruar kontratë për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në zona të mbrojtura, përfshirë Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe Parkun Kombëtar “Sharri”.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, aktiviteti është paraparë edhe për kërkesa të tjera për rrënimin e ndërtimeve pa leje që janë në përgjegjësi të Inspektoratit të MMPH-së, shkruan ORAinfo.

Kontrata është nënshkruar këtë javë me operatorin ekonomik Ermal Sylaj B.I., ndërsa në procedurën e prokurimit ishin pranuar gjithsej tetë tenderë, prej të cilëve pesë ishin vlerësuar si të përgjegjshëm, shkruan ORAinfo.

Sipas dokumentit, vlera e parashikuar e kontratës ishte 300 mijë euro, ndërsa kohëzgjatja e saj është përcaktuar në 36 muaj. Procedura është zhvilluar përmes tenderit të hapur dhe kriteri për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.

Njoftimi tregon se aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar më 18 maj 2026, ndërsa njoftimi për dhënien e kontratës ishte publikuar më 13 gusht.

Kontrata është pjesë e angazhimit për “rrënimin e objekteve pa leje në zona të mbrojtura dhe nevoja të tjera për Inspektoratin e MMPH-së”, duke krijuar bazën për ndërhyrje të tilla në parqet kombëtare dhe në zona të tjera që janë në përgjegjësi të Inspektoratit. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

13.11.2026

“The Kosova Original Music Tour” vjen për herë të parë në Zvicër

12.11.2026

Zug: Me dron policie identifikohet shqiptari i dyshuar për vjedhje me thyerje

13.11.2026

Aldi Suisse tërheq nga shitja mini filetot e pulës, konstatohet prania e listerisë

13.11.2026